Rregullorja e Chatit Dedikuar-ty.weebly.com është formuluar për të vënë në vend misionin e Komunitetit duke u servirur të gjithë pjesmarrësve atë që Chati përfaqëson dhe përçon. Rregullat e chatit janë të thjeshta, llogjike dhe të pranueshme nga normativat e etikës në një shoqëri demokratike. Kjo regullore është e nevojshme për mirëmbajtjen e Komunitetit edhe chatit, që është në interes si të antarëve të thjeshtë, ashtu edhe të stafit drejtues të chatit. Për antarët e thjeshtë, rregullorja bën të mundur krijimin e një atmosfere të këndshme për pjesmarrje, kurse për stafin e Komunitetit dedikuar-ty rregullorja është e rëndësishme në punën e tyre për të krijuar një atmosferë të tillë. Si në çdo shoqëri, në chat do të ketë një shumicë që i pranon rregullat dhe i zbaton ato, ashtu siç do të ketë edhe një pakicë që i shkel vazhdimisht, me apo pa qëllim. Është detyra e stafit që t'ua bëjë këto rregulla të qarta antarëve dhe të ndërhyjë sa herë që dikush i shkel ato. Pa humbur kohë, le të rendisim rregullat kryesore të Chatit-Komunitetit shqipëtare Dedikuar-ty.weebly.com